AKTUALITET /

VIDEO/ Dështoi të vidhte bankën në Durrës, i riu ‘ndërron mendje’ dhe grabit 500 mijë lekë në 'exchange'

Pasi grabitja e bankës i mbeti në tentativë, 29 vjeçari teksa largohej hyri brenda pikës së këmbimit valutor dhe mori me dhunë 500 mijë lekë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Dështoi të vidhte bankën në Durrës, i riu
Arrestimi i Florenc Dedës, filmimet e kamerave të sigurisë në 'exhange'

Durrës- Një 29 vjeçar i identifikuar si Florenc Deda është arrestuar nga policia pasi grabiti një pikë të këmbimit valutor në lagjen nr.1.

Plani fillestar i të riut ishte grabitja e bankës së nivelit të dytë, por pasi nuk ia arriti qëllimit teksa largohej nga vendngjarja, u ndal në një pikë të këmbimit valutor nga ku mori me dhunë 500 mijë lekë të reja. Në ‘exchange’ ndodhej punonjësja dhe një klient në momentin e grabitjes të cilët nuk kanë kryer asnjë veprim ndaj tij me qëllim që të shmangnin agravimin e situatës.

Policia u njoftua nga punonjësit e bankës ku 29 vjeçari tentoi të bënte grabitjen si fillim. Pas ndërhyrjes së policisë, në momentin e arrestimit të riut iu gjet dhe sekuestrua shuma e grabitur në pikën e këmbimit valutor.

Ndërsa gjatë verifikimeve rezulton se ai është autor i dyshuar edhe për dy raste të tentativës së grabitjes në lagjen nr.1 dhe lagjen nr.3. Materialet proceduriale për të riun nga Rrogozhina i kaluan prokurorisë së rrethit. Versus.al

Poll