AKTUALITET /

VIDEO/ E reja u mbyll në banesë pas denoncimit, RENEA futet në apartament nga tarraca e pallatit

Burime bëjnë me dije se vajza është gjetur në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ E reja u mbyll në banesë pas denoncimit, RENEA futet në

Forcat e RENEA-s janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën pas raportimit të marrë nga një vajzë e cila pretendonte se është dhunuar nga disa persona.

Efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkon e apartamentit në zonën e Astirit.

Burime bëjnë me dije se e reja me inicialet S.Q është gjetur në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike dhe pa shenja dhune. 

Gjithashtu dyshohet se në banesë para se vajza të mbyllej ndodheshin disa djem pasi u gjetën disa armë dhe kokainë mbi tavolinë në kohën kur RENEA hyri brenda në banesë. 

 

Njoftimi i policisë:

Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.  Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.

 

Poll