AKTUALITET /

VIDEO E RENDE +18 / Burri rreh barb*risht gruan e tij në Prizren. Çifti ndalohet për 48 ore, e dhunuara nga Shqipëria

Rrahja e një gruaje nga bashkëshorti po hetohet nga policia lokale, e cila ka ndaluar deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të dy protagonistët, kjo pasi gruaja ka dhënë dëshmi tjetër nga sa shihet në pamje në lidhje me ngjarjen

Shkruar nga a.b.

VIDEO E RENDE +18 / Burri rreh barb*risht gruan e tij në Prizren.

Sot janë publikuar pamje të tmerrshme ku një burrë shihet duke e rrahur brutalisht gruan e tij në Prizren.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IndeksOnline (@indeksonline)

Për këtë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për mediat se i dyshuari është identifikuar dhe është shoqëruar për tu marrë në pyetje në lidhje ngjarjen.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit sqaroi se janë pyetur viktima dhe i dyshuari.

Ai ka thënë se viktima dhe i dyshuari janë bashkëshortë.

Ngjarja është konfirmuar nga ana e policisë se ngjarja e rëndë ka ndodhur, në orët e para të 4 qershorit, në rrugën “Tahir Sinani”.

“Natën kur ka ndodhur rast, policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por nuk i ka hasur palët e përfshira. Njësia patrulluese ka shkuar në Qendren Emergjente, ku pas trajtimit të viktimës të dy ishin intervistuar në stacion. Por, viktima ka deklaruar se lëndimet i ka si pasojë e një rrëzimi aksidental. Pastaj rasti është trajtuar si “lëndim aksidental”. 

“Por, sot më publikimin e kësaj videoje, të dy janë shoqëruar sërish për intervistim në polici. Tani mbetet të shihet se si do të vendoset. Pra, edhe pala (viktima) atë kohë ka gënjyer dhe me siguri se të dy do të ndalohen për 48 orë, por mbetet të shihet tutje”.

Dhunuesi mësohet se është nga komuna e Mamushës derisa viktima nga Shqipëria.

 

Poll