AKTUALITET /

VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Fier, pranga 2 vëllezërve që e drejtonin dhe bashkëpunëtori! 10 të shoqëruar

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Goditet grupi kriminal në Fier, pranga 2 vëllezërve

Fier- Tre persona janë arrestuar nga policia në Divjakë nën akuzën e grupit kriminal dhe trafikut të kokainës e armëmbajtjes pa leje.

Në pranga kanë rënë vëllezërit Arnold dhe Maringlen Prifti të cilët dyshohet se janë krerët e grupit si dhe 31 vjeçari Olsi Lala.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kanë zgjatur 6 muaj. Gjatë kontrolleve të bëra në një godinë të pabanuar, u gjetën dhjetëra doza Kokaine, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 armë e ftohtë, municion luftarak, 2 peshore elektronike dhe shuma parash në euro dhe lekë të përfituara nga shitja e dozave.

Dy vëllezërit Prifti akuzohen si organizatorë të shpërndarjes së kokainës në zona të ndryshme të Divjakës. Ndërsa hetimet vijojnë, janë shoqëruar në polici edhe 10 persona të tjerë për të përcaktuar përgjegjësinë penale të tyre në këtë grup kriminal. Versus.al

Poll