AKTUALITET /

VIDEO/ Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar! 2.1 euro tarifë për çdo mjet që kalon në këtë rrugë

I pranishëm gjatë hapjes së qarkullimit ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili foli edhe për projektet e tjera infrastrukturore që do të zbatohen në vazhdim.

Shkruar nga B.V
VIDEO/ Hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar! 2.1 euro tarifë
Kryeministri Rama gjatë hapjes së qarkullimit në aksin Thumanë-Kashar

Ashtu siç ishte planfikuar, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 u hap për qarkullim aksi me pagesë Thumanë-Kashar.

Qindra automjete ishin vënë në radhë duke pritur hapjen e segmentit rrugor, ndërsa përdoruesit e parë të rrugës ishin motoristë të huaj.

Tarifa do të jetë 2.1 euro për çdo mjet që qarkullon në këtë rrugë, e cila do të jetë pjesë e korridorit blu nga Murriqani në Vlorë, ashtu siç ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ishte i pranishëm në hapjen e aksit Thumanë-Kashar, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me zv.kryeministren Belinda Balluku tha se së shpejti do të nisin punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe për rrugën e Ndroqit.

“Brenda kësaj periudhe e gjithë rruga nga lart në Murriqan deri në Vlorë do jetë kështu, ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridori 8 do jetë tërësisht i përfunduar dhe po ashtu, pasi kam vënë re se ka shumë komente për pjesën e rrugës Tiranë-Durrës dhe për atë të Ndroqit, shumë shpejt do fillojë ai projekt. Autostrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet. Ndërsa rruga e Ndroqit do mbetet ajo që është por do jetë një rrugë turistike që do mundësojë kalim alternativ por me një panoramë shumë më të këndshme”- tha Rama gjatë inspektimit të rrugës së sapo inaguruar. Versus.al

Poll