Tiranë- 32 vjeçari Eljado Prendaj është arrestuar nga policia pasi gjatë mëngjesit të sotëm ka kryer vjedhje në një market në rrugën e Dibrës.
I riu mësohet se ka precedentë penalë të mëparshëm në veprën penale të vjedhjes. Ai ka thyer derën e marketit dhe ka marrë paratë që ndodheshin në arkën e marketit.
Pas kontrolleve të policisë, iu gjet shuma e parave të vjedhura, veshjet e përdorura gjatë krimit si dhe sendi i fortë me të cilin theu xhamin e marketit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







