AKTUALITET /

VIDEO/ I shoqëruar me polic, i ati i Erisa Xhixhos shkon në GJKKO! Mbërrin dhe bashkëpunëtorja tjetër e Metës dhe Kryemadhit

Shkruar nga Versus
VIDEO/ I shoqëruar me polic, i ati i Erisa Xhixhos shkon në GJKKO!
Momenti kur Pirro Xhixho dhe Ema Çoku mbërrijnë në GJKKO

Ky është momenti kur dy bashkëpunëtorët e Metës dhe Kryemadhit, Pirro Xhixh dhe Ema Çoku kanë mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.  Për Pirro Xhixhon, të atin e deputetes Erisa Xhixho, GJKKO ka caktuar “arrest shtëpie” nën dyshimin se ka kryer veprën penale të korrupsionit të zyrtarëve shtetërorë gjatë kohës që ka mbajtur postin e kreut të AKEP.

Sipas dosjes së SPAK, nga bisedat e zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Piro Xhixhos rezulton se ky i fundit ka vendosur autoritetin e tij si kryetar i këshillit drejtues të AKEP, plotësisht në funksion të interesave ekonomike dhe politike të llir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke e shkelur detyrimin ligjor. Ndërsa për Ema Çokun, është caktuar masa “detyrim paraqitje” nën akuzën e pastrimit të parave, kryer në bashkëpunim me Metën e Kryemadhin. Versus.al

 

Poll