Shoferi i ish-drejtorit të Policisë së Gjirokastrës, Feim Orenja është arratisur nga ambientet e punës së tij, menjëherë sapo e ka marrë vesh që do të arrestohej.
Në pamje shihet Orenja i cili del me vrap nga dera e drejtorisë së policisë dhe kalon murin kangjellat duke u larguar, teksa kolegë të tij e ndjekin nga pas me vrap.
Gjatë operacionit të sotëm në Policinë e Gjirokastrës u arrestua shefi Shefi i Krimeve, Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine, doganieri Bledar Mustafaraj dhe shtetasit Ilir Muho dhe Kleodor Kazo.
Nga hetimet u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit.







