AKTUALITET /

VIDEO/ Makina e policit në Lezhë u dogj qëllimisht, këta janë dy autorët. Pamjet

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, është zbardhur shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë dhe janë vënë në pranga dy persona.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Makina e policit në Lezhë u dogj qëllimisht, këta
Nje nga autoret duke u larguar

Zbardhet ngjarja në Lezhë, ku makina e një polici u dogj gjatë paradites.

Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se, është zbardhur shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë dhe janë vënë në pranga dy persona.

Të arrestuyarit janë Klaudio Gjikohilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi, 22 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit.

Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e  Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi", nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi  dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit  R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Poll