Vlorë- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një dyqan në lagjen “24 Maji”.
Në pranga kanë rënë E.H 36 vjeç dhe E.K 31 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjes.
Në data të ndryshme të janarit, të rinjtë kanë vjedhur produkte në një lokal në lagjen “10 korriku” dhe materiale elektrike në një objekt që po ndërtohej.
Menjëherë sapo ka konstatuar lëvizjet e dyshimta të dy të arrestuarve, policia ka ndërhyrë duke i vënë në pranga. Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, grabitësit janë prangosur dhe më pas janë kthyer me fytyrë nga muri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa sende që dyshohet se janë përdorur nga dy autorët, për kryerjen e vjedhjeve. Versus.al







