AKTUALITET /

VIDEO/ Momentet e shpëtimit të turistes austriake nga policia në Gjirin e Anglezit

Shkruar nga Versus

Pas shumë orë kërkimesh e humbur në gadishullin e Karaburunit gjendet nga forcat e Policisë se Vlorës dhe specialistë të ADZM turistja austriake.

Ajo është gjetur midis gjirit të Gramës dhe gjirit të Anglezit në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja është shoqëruar drejt Vlorës me anë të një gomoneje të policisë.


Policia Vlore:

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën Delta, Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Policinë e Orikumit, i erdhën në ndihmë një turisteje nga Austria, e cila kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në gadishullin e Karaburunit dhe nuk mund të kthehej pas.

Mëngjesin e ditës së sotme, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi morën njoftim nga një operator turistik se një turiste e huaj kishte humbur rrugën në një zonë të pyllëzuar në Karaburun dhe kërkonte ndihmë. Menjëherë u krijua një grup pune nga shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi dhe Forca Delta, në bashkëpunim me specialistin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë dhe Stacionin e Policisë Orikum, për të nisur kërkimet.

Pas disa orësh kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi i turistes austriake, në zonën e quajtur “Gjiri i Nezhës”, të cilës iu dha ndihma e nevojshme dhe u transportua drejt Himarës me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja falënderoi shërbimet për reagimin dhe mbështetjen e ofruar.

 

 

Poll