
Dy të arrestuarit pas vrasjes së Eraldo Nevruzit, janë përcjellur mes lotësh për në burg nga familjarët e tyre teksa qendronin jashtë gjykatës së Vlorës.
Në dalje të furgonit të policisë, familjarë të Daniel Qoses dhe David Lartit dëgjohen familjarët e tyre duke përshëndetur nga jashtë djemtë e tyre që ndodheshin në makinën epolicisë.
‘Danieli mos u mërzit’ dëgjohët nëna e një prej të akuzuarit për bashkëpunim në vrasjen e recepsionistit.
Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi janë lënë në burg.
Ata eliminuan sendet personale, rrobat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave.
31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.
Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.







