AKTUALITET /

VIDEO/ Në kërkim policor për atentatin me 4 të vrarë në Dobraç, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë janë vetëdorëzua sot në polici.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Në kërkim policor për atentatin me 4 të vrarë
Samuel Troshani, Izmir Sakica, avoakti Sokol Tahiraj

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit në mes të qytetit të Shkodrës 6 muaj më parë janë vetëdorëzua sot në polici.

Dy të rinjt ishin shpallur në kërkim policor edhe lidhur dhe me masakrën me 4 të vrarë në Dobraç të ndodhur më 30 tetor 2024. Për këtë atentat ata ishin shpallur në kërkim jo me vendim gjykate por si persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe do të merreshin në pyetje.

Troshani, 27 vjeç dhe Sakica,23 vjeç u vetëdorëzuan mesditën e sotme në policinë e Shkodrës shoqëruar nga avokati Sokol Tahiraj.

Dhunimi i 62 vjeçarit

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qershorin e vitit të kaluar. Shkak për dhunimin e Vladimir Bruçit me sende të forta ishte një sherr për një vendparkim. Për ngjarjen në pranga përfundoi Edmond Sakicaj, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi.

Masakra e Dobraçit

Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë. Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Gruaja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti Bashkimi humbi jetën pak ditë më pas./Versus.al 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

Poll