Çuditë e motit në vendin tonë, vazhdojnë.
Ndërsa Shqipëria ka kaluar ditët më të nxehta, duket se e diela ka sjellë edhe ndryshime të motit.
Në Tiranë gjatë ditës së dielë, temperaturat kanë qenë në 35-36 gradë, por ndryshe ka ndodhur në juglindje të vendit.
Siç edhe mund të shikoni në pamjet video, në Ersekë ka pasur reshje të shumta breshëri, duke ulur temperaturat.







