
Tiranë- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen në një banesë. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”. Policia sekuestroi 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë. Versus.al







