
Një përplasje verbale është regjistruar pas përfundimit të punimeve në Kuvend, ku një aktiviste ka ndjekur me megafon deputetin Tërmet Peçi, teksa ai po largohej nga ambientet e Parlamentit.
Në pamjet e publikuara, aktivistja dëgjohet duke i drejtuar thirrje deputetit, duke i thënë: “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa vijon ta ndjekë për disa momente.
Situata ka tërhequr vëmendjen e personave të pranishëm jashtë Kuvendit, ndërsa deputeti ka vijuar rrugën në këmbë i pashqetësuar.
Ditën e sotme, protesta e zhvilluar para parlamentit u shoqërua me tensione, pas hedhjes së vezëve në drejtim të makinave të deputetëve.
Kjo solli përplasje me policinë e cila ndërhyu me dhunë dhe mori zvarrë disa prej tyre duke I shoqëruar në komisariat.
View this post on Instagram

