Deputeti Plarent Ndreca ka dal nga ambientet e SPAK pasi dëshmoi përreth 4 orë në Prokurorinë e Posaçme.
Në dalje ,Ndreca tha për gazetarët se nuk ishte thirrur nga organi i akuzës, por ishte paraqitur vetë, teksa pranoi se më herët i është komunikuar akuza.
Gjithashtu deputeti i PS-së nuk dha asnjë koment lidhur me akuzën për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike duke u shprehur se një qëndrim konkret do e ketë në momentin e duhur.
Ndreca u mor i pandehur më 25 tetor, ndërsa ishte avokati i tij ai i cili u paraqit në SPAK për të marrë aktet hetimore ndaj deputetit.
Gjatë kohës që dyshohet se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, Ndreca ushtronte detyrën e tij si sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme nga korriku 2019 deri në shtator të 2020-ës.
Për këtë tender, SPAK u vu në lëvizje pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit duke qenë se institucioni kishte dyshime se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe komisariatit nr.4 në Tiranë.Versus.al







