
Në GJKKO ka nisur seaanca paraprake për deputetin e Partisë Socialiste Plarent Ndreca.
Ndreca akuzohet për shkelje barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Deputeti i Partisë Socialiste u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 25 tetor të vitit të kaluar. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Sipas Prokurorisw sw Posaccme Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë “për të favorizuar fituesin”.
Veç Ndrecës, në listën e të akuzuarve janë një numër zyrtarësh të tjerë që dyshohen për shkelje të ligjit. /Versus.al
View this post on Instagram







