Radhë të gjata janë krijuar në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kristallopigi që lidh Greqinë me Shqipërinë.
Shqiptarët që jetojnë e punojnë në vendin fqinj të cilët po vijnë për fundjavë në vendin tonë kanë deklaruar se policia greke e kufirit po punon vetëm me dy sportele në dalje duke sjellë radhë të gjata në tokën greke.
Ata thonë se për të hyrë në Shqipëri kanë pritur mbi një orë.
Gjatë dy ditëve të fundit, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë mbi 10.000 shtetas kryesisht shqiptarë.







