AKTUALITET /

VIDEO/ Shqiptari në Angli futet në mes të përmbytjes për të shpëtuar gruan e bllokuar në makinë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shqiptari në Angli futet në mes të përmbytjes

Shqiptari Çimi Kazazi ndodhej në mes të barit dhe restorantit të tij të përmbytur plotësisht, në fshatin Great Glen të Leicestershire, kur dëgjoi fqinjët që thërrisnin për ndihmë: ‘Çimi, Çimi, na duhet ndihma jote.’

Pa hezituar, ai u fut në ujë që i arrinte deri në kraharor, duke sfiduar rrezikun për të shpëtuar një grua dhe për ta çuar në një vend të sigurt – megjithëse në ujërat e turbullt nuk mund të shihte shkallët apo gropat e mundshme.

‘Thjesht dola jashtë, e dija që ishte e rrezikshme, por mendja më rrinte vetëm tek ajo person,’ tha Kazazi. ‘Ishte jashtëzakonisht ftohtë, shumë keq. Por nuk po mendoja për veten, po mendoja për ta, prandaj nuk e ndjeva të ftohtin.

‘Nëse ajo do të kishte qëndruar aty edhe 15 minuta të tjera, mund të kishte humbur jetën. Ishte vërtet e frikshme,’ ka thënë shqiptari Çim Kazazi për mediat.

Poll