Oficerët e policisë së grupit DIAS mbrëmjen e sotme kanë arrestuar një shtetas nga Shqipëria, i cili dyshohet se posedonte një çantë me mjete ushtarake.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur efektivët e policisë kanë parë burrin duke ecur në rrugën “Athanasiou Bosda” në Menidi, e kanë konsideruar të dyshimtë dhe kanë dashur ta kontrollojnë.
Kur ka parë policinë, burri ka nisur të vrapojë, duke hedhur njëkohësisht në tokë një çantë e cila, siç u konstatua më pas, përmbante dy granata, katër detonatorë, si dhe 50 gëzhoja.
Në fund, burri nuk ka arritur të shkojë larg, pasi pak më poshtë policia ka mundur ta ndalojë dhe ta arrestojë. Hetimi për rastin është në vazhdim.







