Një aksident i rëndë ku një nga makinat ka përfunduar në trafikndarëse është shënuar në kryeqytet këtë mesditë në Tiranë.
Thuhet se në aksident janë të përfshira 3 ose 4 makina që janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.







