AKTUALITET /

VIDEO/ Tom Doshi paraqitet në SPAK, hyn i buzëqeshur në Prokurorinë e Posaçme

Kjo është hera e parë që Doshi paraqitet në SPAK.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tom Doshi paraqitet në SPAK, hyn i buzëqeshur në

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyen e thirrjes së Doshit në SPAK, ndërsa Versus.al siguroi momentin kur kreu i socialdemokratëve hyn i buzëqeshur në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë, Tom Doshi njoftoi kandidaturën e tij për deputet në qarkun e Shkodrës pas një tërheqje që pati nga skena politike, pavarësisht se partia e tij fitoi shumë mandate këshilltarësh bashkiakë në zgjedhjet vendore që u mbajtën më 14 maj 2023.

Kjo është hera e parë që kreu i PSD paraqitet në SPAK, ndërsa në dalje pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat. Versus.al

Poll