Dy persona janë arrestuar në kryeqytet pasi në makinën e tyre u gjet dhe u sekuestrua 1 kg kokainë me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.
Një nga të arrestuarit është Klajdi Serjani, 24 vjeç, nipi i Pajtim Serjanit i njohur si ‘i forti i Tiranës.’
Në videot që publikonte në rrjete sociale, 24 vjeçari tregonte mjetet luksoze e të shtrenjta, ndërsa nuk mungojnë as tufat me euro si dhe pushimet dhe jeta e natës në vende luksi. Në një video shfaqet me Kozak Braçin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok./Versus.al
View this post on Instagram







