AKTUALITET /

VIDEO/ Verë e 'nxehtë' edhe për Pjerin Ndreun, paraqitet në SPAK: Jam nën hetim për shpërdorim detyre

Sipas Ndreut, një denoncim i bërë nga PD për një trotuar të ndërtuar në 2023-in, është bërë shkak që ndaj tij të nisë hetimi për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Verë e 'nxehtë' edhe për Pjerin Ndreun,
Deklarata e Ndreut para gazetarëve

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u paraqit mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK ku qëndroi për më shumë se 1 orë. Në dalje të SPAK, Ndreu foli për mediat dhe bëri me dije se është person nën hetim për një denoncim të bërë nga PD e Lezhës për një trotuar të ndërtuar nga bashkia në 2023-in.

“Arsyeja është thirrja për një çështje të denoncuar nga PD. Ajo që dua të them, është zero shkelje procedurash, zero korrupsion, zero dëm ekonomik. Ka një problem procedure ku PD e Lezhës nuk është dakord që t’u bëjmë trotuar njerëzve dhe t’i shpëtojmë. Jemi në proces. Isha nën cilësinë e personit nën hetim, vepër personale shpërdorimi i detyrës. Nuk ka të bëjë me shkelje tenderash”- u shpreh Ndreu.

I pyetur nëse marrja nën hetim nga SPAK, i rrezikon mandatin si kryebashkiak, Ndreu u shpreh se pavarësisht se është marrë nën hetim për veprën penale shpërdorim detyre, nuk ka asnjë fakt që e provon se ka kryer shkelje në dëm të shtetit apo komunitetit.

“Shpërdorimi i detyrës kërkon një dëm të shkaktuar ndaj shtetit apo të tjerëve, por kjo gjë nuk ekziston. Sa herë të më thërrasin do jem këtu. Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirrur, t’i sqarojmë gjërat. Unë nuk e shoh të arsyeshme që mund të ngrihen akuza, por nëse ngrihen do të përballem”- shtoi më tej kryebashkiaku.

Ndreu, nga radhët e socialistëve me 14 maj 2023 fitoi mandatin e dytë në krye të bashkisë së Lezhës, teksa më herët ka mbajtur postin e deputetit të PS në Kuvend. Versus.al

 

Poll