
Shkodër- Dëme të shumta materiale dhe xhama të thyer. Këto janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i tritolit të vendosur në gomën e pasme të makinës së efektivit, Kastriot Selimaj në lagjen “Tepe”.
Shpërthimi i ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ka tronditur edhe banorët përreth për shkak të zhurmës. Por fatmirësisht nuk ka patur dëme të tjera përveç atyre materiale.
Grupi hetimor në vendnngjarje po bën mbikëqyrjen e kamerave të sigurisë, nga ku janë parë autorët të cilët kanë qenë të maskuar në momentin kur kanë vendosur lëndën plasëse në makinën e efektivit. Versus.al







