Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Zjarri dyshohet se ka rënë në tregon e rrobave të përdorura në lagjen Qafë Hardhi.
Tymi i këtyre flakëve ka mbuluar thuajse krejt qytetin e Shkodrës, duke sjellë edhe vështirësi tek banorët.
Drejt tregut të rrobave të përdorura në Shkodër, janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.







