Pasditen e kësaj të premteje (14 qershor) në qytetin e Shkodrës ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha.
Policia thotë se flakët kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura.
Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Disa banesa që janë pranë tregut janë përfshirë nga flakët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.







