Në një postim në faqen e saj zyrtare, Dogana Shqiptare ka treguar bilancin e mallrave që kanë hyrë në tokën shqiptare dhe kanë rezultuar të falsifikuara.
Nga fillimi i vitit 2024 Administrata Doganore ka pezulluar 40911 copë veshje të ndryshme dhe aksesorë të cilat dyshohet se shkelnin pronësi intelektuale të markave luksoze si Louis Vuitton, Moncler, Lacoste, Tommy Hilfiger, Channel, Adidas, Prada, Emporio Armani, Calvin Klein, Miu Miu, Nokia, për të cilat ka një aplikim për veprim të miratuar pranë Autoritetit Doganor.
Gjithashtu janë pezulluar 10 ton çamçakëz të importuar nga Kina të markës ‘Orbit’.
Kompania në fjalë njoftoi shtetin shqiptar se kjo sasi e futur në vendin tonë ishte e “falsifikuar” dhe mund të rezultonte e dëmshme për shëndetin e konsumatorit shqiptar./Versus.al







