
Për herë të parë në procesin e dosjes “Plumbi i Artë” në GJKKO po dëshmon sot bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase. Ky i fundit është pyetur për atentatin e ndodhur në vitin 2017 ndaj tregtarit të naftës Aredin Behari.
Ai tregoi se për të kryer këtë ngjarje kriminale të mbetur në tentativë e kishte kontaktuar Henrik Hoxha i cili do e paguante, ndërsa zbuloi se për atentatin ndaj Agim Boriçit e kishte telefonuar Viron Tavanxhiu. Për këtë të fundit tha se edhe pse ishte shpallur në kërkim nga Interpoli, sërish lëvizte i lirshëm pasi kishte njohje në polici.
Tase: Me Henkrik Hoxhaj jam njohur nga një shok i përbashkët, ky shtetas Viron Tavanxhiu na foli për një atentat qe do i behej një personi në Fier. Henriku kishte siguruar nje makine, armet dhe i ishin vënë në ndjekje këtij personi. Ditën e ekzekutimit Henriku me tha se porositesi e kishte marrë nëe telefon dhe i kishte thene pse po e vononi atë punë. I shkuam në lokal për ta qëlluar por u fut poshtë tavolinës e më pas brenda në lokal, nuk u futa më tej se isha pa doreza. Vironi më ka kontaktuar edhe për të bërë vrasjen e Agim Boriçit po në qytetin e Fierit. U realizuan veprimet në vitin 2018. Me Henrikun takoheshim përditë për të bërë planet, Riku më tha se kishte marrë dhe nje punë tjeter per Aredin Beharin.
Kam punuar edhe teknik një televizion në Fier për 1 vit. Shokët që kisha, banakier kamarier. Ishte dhe Armando Mita prej tyre. Kam patur shokë fëmijërie që jam rritur. Pas atentetit ndaj Aredin Beharit, bëmë debate me Henrikun, se personi që e kishte porositur ishte thirrur në polici, Henriku më thoshte çpunë ka ai kur ne se kryem dot. Quhej Albert Pashaj, me sa menduam më vonë se në atë kohë se dija. Henriku ishte pyetur për këtë gjë. Personi që iu bë atentati kishte treguar se ku dyshonte. Me Henrikun pothuajse takohesha përditë. Deri në ato momente nuk dija asgjë për Henrikin, Vironi më kishte treguar që merret me atentate. Vironi në atë kohë ishte në kërkim për një vrasje në itali. Dija që merrej me prostitucion me drogë. Vironi edhe pse ishte në kërkim nga interpoli, nuk ruhej aq shumë sepse kishte njohjet e veta në policinë e shtetit të cilat e njoftonin. Te lokali i Gent Xhaferrit takoheshim me Vironin. Vironi kërkonte të më takonte, deri në 2016 ndodhesha në Itali, ishte koha e hashashit dhe më kërkon Vironi. Kam qëndruar diku te 3-4 muaj në itali. Nuk pata bërë punë atje. Kam qenë tek një shok. Vironi kërkonte kontakt te shpia ime. Vajta për të bërë letrat por si bëra dot. U ktheva se Vironi kishte shkuar te shpia ime dhe më kishte kërkuar ta ndihmoja për një punë. Kur u ktheva, më tha më ndihmo se kishte mbjellur hashash.
Më herët në këtë proces kanë dëshmuar edhe dy të penduarit e tjerë të drejtësisë, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dhe porositësi i disa ngjarjeve kriminale Erjon Alibej të cilët kanë rrëfyer sesi kishin kryer apo bashkëpunuar në krime të ndryshme. Versus.al







