Greqi- Një 40 vjeçar nga Vlora, i identifikuar si Stiliano Arrizi, është arrestuar nga policia greke në Virona nën akuzë për veprat penale “grabitje dhe dëmtime të rënda”.
Vlonjati ka hyrë në banesën e 86 vjeçares greke M.S dhe pasi e ka dhunuar i ka marrë sende me vlerë. Më pas ka hyrë në banesën e vajzës së saj, 66 vjeçares A.P të cilën e ka kërcënuar dhe më pas i ka marrë sendet me vlerë.
Arizi rezulton i arrestuar në tetor 2016 në Tërbaç të Vlorës me mbi 25 kg marijuanë. Më pas në gusht 2018 është arrestuar në Vlorë i akuzuar për 5 vjedhje. Aktualisht rezulton në proces gjykimi në Vlorë për veprën penale “dhunë në familje”. Versus.al







