AKTUALITET /

Vodhi kazinonë në Vlorë dhe plagosi me thikë një grua, arrestohet i riu problematik (EMRI)

Pak ditë pasi grabiti kazinonë, 25 vjeçari në bashkëpunim me të dashurën e tij plagosi me thikë një grua në lagjen "Hajro Çakërri'.

Shkruar nga Versus
Vodhi kazinonë në Vlorë dhe plagosi me thikë një grua,
Momenti i arrestimit të Denis Zenelit

Vlorë- Policia ka arrestuar 25 vjeçarin Denis Zeneli i cili ishte shpallur në kërkim për grabitjen e kazinosë në qytetin bregdetar dhe plagosjen e një gruaje.

Më datë 1 gusht, Zeneli vodhi 150 mijë lekë të reja në kazino. Ndërsa 11 ditë më vonë, me datë 12 gusht, i riu në bashkëpunim me 23 vjeçaren e identifikuar si Xh.Th, ka plagosur me thikë 41 vjeçaren E.D në lagjen ‘Hajro Çakërri’. Për ngjarjen nisi procedimi penal ndaj 23 vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll