Pas gjetjes së makinës së djegur në afërsi të fshatit të "Novoselës" në Vlorë, Policia ka dalë me një njoftim shtesë për targat e automjetit, të cilin dyshohen se e përdorën autorët për vrasjen e 30 vjeçarit, Kristian Marku.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se targat e këtij automjeti janë denoncuar të vjedhura më herët.
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me vrasjen me armë zjarri të shtetasit K. M., në autostradën Fier-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Kripa”, është gjetur i djegur automjeti tip “Volkswagen Golf”, i dyshuar i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje. Nga verifikimet paraprake, rezulton se targat e automjetit tip “Golf” janë denoncuar të vjedhura më herët.
Deri më tani pista kryesore në të cilën janë përqëndruae hetimet është hakmarrja, për shkak të lidhjes së viktimës me konflikte të tjera. /Versus.al/







