AKTUALITET /

Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, zbardhet dëshmia e autorit: Bërtiste vritini të gjithë!

37-vjeçari Artur Cerria ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja

Shkruar nga B.SH
Vrasja e Dritan Idrizit në Itali, zbardhet dëshmia e autorit:
Foto montazh: Nga e majta në të djathtë, autori Artur Cerria dhe viktima Dritan Idrizi

Vazhdojnë hetimet për ngjarjen e rëndë mes shqiptarëve ndodhur dy ditë parë në shtetin fqinj, Itali.

Artur Cerria, 37 vjeç i cili vrau bashkëkombasin e tij Dritan Idrizi, në qytetin Talluvia të Italisë ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. 

I ndodhur në burgun e Riminit, Cerria ka treguar se viktima Dritan Idrizi bashkë me mikun e tij Gili Quedari, 28 vjeç (i arrestuar) dhe dajën Admir Shoshari 54 vjeç ( i arrestuar) kishin mbërritur në fermën në Strada San Giovanni në Marignano, në periferi të Tavullia, ku jetonte Artur Cerria me gruan dhe djalin e tij.

Arsyeja ishte shuma prej 5 mijë euro që Cerro me profesion murator-marangoz i kishte viktimës.

Por Cerria ka refuzuar të paguajë dhe më pas ka vijoi më pas me përleshje jashtë shtëpisë.

Cerria është shprehur para hetuesve italian se u godit godit me një çekiç në qafë dhe në atë moment për tu mbrojtur ka qëlluar me thikë Dritan Idrizin. 

"Vritini të gjithë"

Në dëshminë e tij autori Cerria u tha hetuesve se kishte dëgjuar gjatë përleshjes të thuhet: Vritini të gjithë!  

Më pas është thirrur policia, ndërsa agresorët ishin larguar duke marrë me vete dhe Dritan Idrizin.

38 vjeçari është dërguar në spitalin e Cattolica ku ka mbërritur i vdekur.

Mjekët thanë se i riu kishte shkuar me tre plagë me thikë: një në zemër, një në shpretkë dhe tjetrën në gjoks dhe se kishte humbur shumë gjak, çka i kishte shkaktuar edhe shok hemorragjik.

Cilat janë pistat që hetuesit italian po hetojnë? 

U fol për një borxh për 5 mijë euro për një punë e kryer në ndërtim por pistat e hetimit janë zgjeruar.

Por hetuesit nuk janë ndalur vetëm në këtë pistë pasi sulmuesit dhe të sulmuarit kanë dënime të mëparshme për drogën.

Mediat italiane shkruajnë se marrëdhëniet mes dy familjeve kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh.

Mosmarrëveshjet datojnë disa vite më parë prandaj veç personave që kanë qenë të pranishëm në sulm do të merren në pyetje dhe familjarë të tjerë të Cerrisë dhe një shok i tij, i cili po hetohej për trafik droge në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' pikërisht në banesën e Cerrisë.

Artur Cerria akuzohet për vrasje, ndërsa dy të tjerët akuzohen për plagosje të rëndë dhe mbrohen nga avokati Massimiliano Orrù.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: