AKTUALITET /

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet marrin tjetër rrjedhë! Autori, babai i viktimës

Shkruar nga Versus

Vrasja e palestinezes në Tiranë, hetimet marrin tjetër

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e zbardhur dy ditë më parë në rrugën “Gjon Muzaka” ku brenda një apartamenti të marrë me qira u gjet e vrarë me thikë 24 vjeçarja palestineze Rayyan Alëan.

Për ngjarjen u identifikua si autor dhe u shpall në kërkim 49 vjeçari Fadi Alëan i cili fillimisht u raportua të ishte bashkëshorti i viktimës.

Por me informacionet e zbardhura së fundmi, dyshimet janë se 49 vjeçari në fakt ka qenë babai i vajzës së vrarë me thikë. Arsyeja përse fillimisht u cilësuan si çift ishte mbiemri i njëjtë dhe prenotimi i dhomës së tyre për dy persona.

Të dhënat në fakt tregojnë se ata janë babë e bijë dhe dinamikat e ngjarjes ende nuk dihen. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, edhe pse trupi i pajetë u zbulua 5 ditë më vonë.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga Rinasi drejt Greqisë dhe më pas dyshohet se është drejtuar për në Holandë e Gjermani ku edhe kishte shtetësinë. Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes mes palestinezëve që mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: