AKTUALITET /

Vrasja në Memaliaj, gjykata mbyll në qeli babain, djalin e çon në shtëpi

Ndërkohë mësohet se nesër do të jepet dhe masa e sigurisë për Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e shpallur në kërkim si ekzekutori faktit i Faik Ajdinit

Shkruar nga Versus

Vrasja në Memaliaj, gjykata mbyll në qeli babain, djalin e çon

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë.

Gjykata ka vendosur "arrest me burg" për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.

Ndërkohë mësohet se nesër do të jepet dhe masa e sigurisë për Doravi Ajdinin dhe Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e shpallur në kërkim si ekzekutori faktit i Faik Ajdinit. I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine. Më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.

Në pranga në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më rreth orës 07:00 të mëngjesit të 19 gushtit, kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç, bashkëshortja e tij Darovi Ajdini dhe djali Bledar Ajdini 43 vjeç. 

Shkak I aktit ekstrem mësohet se ka qenë një debat mes kushërinjve për drutë.

Poll