AKTUALITET /

Vrau me thikë dhe hodhi në përrua të moshuarin në Memaliaj, Gjykata jep vendimin për 23-vjeçarin

Gjykata ka vendosur dhe masën “Arrest në shtëpi” për Darovi Hajdinin e cila akuzohet për fshehje të krimit

Shkruar nga M.H
Vrau me thikë dhe hodhi në përrua të moshuarin në
Viktima Faik Ajdini dhe autori i vrasjes Blerti Kanushi

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë nën ‘arrest me burg’ Blerti Kanushin, 23 vjeçarin e arrestuar si autor i vrasjes së Faik Ajdinit më 19 gusht në fshatin Zhapokik 2 të Memaliajt.  

Gjykata ka vendosur dhe masën “Arrest në shtëpi” për Darovi Hajdinin e cila akuzohet për fshehje të krimit.

23 vjeçari gjatë gjithë seancës gjyqësore mësohet se ka qëndruar i heshtur, ndërsa është mbrojtur nga avokati Malo Sadikaj.

Gjyqtarja Entela Selmanaj pranoi kërkesën e prokurorisë për masat e sigurisë duke rrëzuar kërkesën e avokatëve për një masë më të butë sigurie.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas policisë Blerti Kanushi në bashkëpunim me shtetasin Skënder Ajdini, më datë 19 gusht 2024, rreth orës 07:00 të mëngjesit, kanë kryer vrasjen me thikë të shtetasit Faik Ajdini dhe më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kryerjes së krimit, Skëndër Ajdini me shtetasen Darovi Ajdini kanë kryer veprime aktive për pengimin e zbulimit të së vërtetës, duke bërë përpjekje për të zhdukur provat e krimit. Shtetasi Bledar Ajdini, në dijeni të plotë për krimin, ka përkrahur autorin e krimit.

Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, u arrestuan në flagrancë Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal.  Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Ndërsa dy ditë më pas më datë 22 gusht ora 03:00  u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, dhe gruaja e Skënderit Darovi Ajdini./ Versus.al 

Poll