
Versus.al ka siguruar emrat e personave të tjerë të përfshirë në skemën e parave të ngritur nga Elman Abule në bashkëpunim me biznesmenin Kristian Boçi të cilët kirjonin kompani të ndryshme dhe bënin pagesa fiktive me vlera jo reale me qëllim pastrimin e parave të ardhura nga trafiku i drogës.
Të përfshirë në skemë janë, familjarë të Boçit, bashkëshortja e tij Drilona Boçi, Eliverta Boçi dhe Ender Boçi si dhe Marisa Nitoe Vladimir Avrami.
Kompanitë e sekuestruara në pronësi të Eman Abule janë: ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, , ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’.
Kompanitë në pronësi të Kristian Boçit: ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’.
Në pronësi të Vladimir Avramit: Europa Bilding
Në pronësi të Marisa Nitos: Dada Clean dhe Sapienta. Versus.al







