Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një perandori e pastrimit të parave që dyshohet se vinin nga trafiku i drogës jashtë vendit është zbuluar sot pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 milionë euro në pronësi të Elman Abule dhe Kristian Boçit. *Elman Abule rezulton të jetë i dënuar në Belgjikë për trafik droge dhe sipas hetimeve të prokurorisë, ky i fundit ka bashkëpunuar me biznesmenin e njohur Kristian Boçi për të krijuar kompani fiktive të cilat pavarësisht se nuk kishin aktivitet ekonomik rrisnin vazhdimisht kapitalin e tyre dhe bënin blerje fiktive për të pastruara paratë. *Kristian Boçi rezulton të jetë personazh i njohur në rrjetet sociale pasi ka miqësi me njerëz të njohur të shoëbizit, ndër to edhe me aktorin e humorit Bes Kallaku. Boçi kishte përfshirë në skemën e pastrimit të parave edhe bashkëshorten e tij, Drilona Boçi, nën emrin e të cilës janë disa prej pasurive të sekuestruara. *Në rrjetet sociale, Boçi shfaq jetën e tij luksoze, por edhe atë të besimtarit. * Në një status të tij Boçi shkruan se nuk I ka hurrë kurrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste me asgjë që e cënon ligjin.
FOTO/ 250 milionë lekë vetëm lule, në luksin e shfrenuar të dasmës së Kristian dhe Drilona Boçit!
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Kristian Boçit dhe 6 personave të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, të Elman Abule, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Kristiani dhe Drilona njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh dhe që nuk kursehen ta ekspozojnë në rrjete sociale.
Çifti është martuar në vitin 2008 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Para 6 viteve ata festuar 10 vjetorin e martesës së tyre, ku organizuan një dasmë të dytë shumë luksoze me 115 të ftuar të afërm të tyre dhe personazhe VIP.
Për eventin e organizuar në një ambjent luksoz të Tiranes ishin zgjedhur për dekorim rreth 30 mijë lule të freskëta natyrale të cilat veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme, ku vetëm këto lule pa shtuar asnjë detaj tjetër kushtuan 250 milionë lekë të vjetra.
Ftesa ishte një vepër arti më vete.
Drilona ishte frymëzuar nga një dasmë libaneze, për formën e këpucës së Hirushes. Ajo mbante një lule lavander dhe ishte e parfumosur me Tom Ford Noir de Noir.
Për të shtuar detajet e luksit, Drilona kishte zgjedhur një fustan bojëqielli “Dolce & Gabbana”, të cilin e kishte shoqëruar me këpucë qelqi, për ta kthyer veten në një Hirushe.
Zbardhen emrat e të përfshirëve në skemën e pastrimit të 50 mln eurove (Lista e kompanive të sekuestruara)

Versus.al ka siguruar emrat e personave të tjerë të përfshirë në skemën e parave të ngritur nga Elman Abule në bashkëpunim me biznesmenin Kristian Boçi të cilët kirjonin kompani të ndryshme dhe bënin pagesa fiktive me vlera jo reale me qëllim pastrimin e parave të ardhura nga trafiku i drogës.
Të përfshirë në skemë janë, familjarë të Boçit, bashkëshortja e tij Drilona Boçi, Eliverta Boçi dhe Ender Boçi si dhe Marisa Nitoe Vladimir Avrami.
Kompanitë e sekuestruara në pronësi të Eman Abule janë: ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, ‘Metal Form’, Fidalba’, ‘Ferro Chrome Holding’, , ‘Metale Albania 2014’, ‘Ventus’, ‘Trital’ e ‘Rametal’.
Kompanitë në pronësi të Kristian Boçit: ‘Mak-08’, ‘Dizi’, ‘Gloris Constuction’, ‘Hec Zall Xhuxhë’ dhe ‘Chris sh.p.k’.
Në pronësi të Vladimir Avramit: Europa Bilding
Në pronësi të Marisa Nitos: Dada Clean dhe Sapienta. Versus.al
Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, reagon për herë të parë Kristian Boçi: Kurrë s’i kam hy në hak vendit tim
Kristian Boçi ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të cilat dyshoeht se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës jashtë vendit.
Në një status të tij Boçi shkruan se nuk I ka hurrë kurrë në hak vendit të tij as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste me asgjë që e cënon ligjin.
Boçi shton më tej se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me njerëzit në nevojë.
Postimi i Kristian Boçit:
Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.
Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.
Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.
E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty.
Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë
Zoti e bekoftë vëndin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë.
Pastronte paratë e Elman Abule/ Jeta luksoze dhe njohja me personazhe të showbiz e çiftit Drilon e Kristian Boçi

Detaje të reja janë zbardhur nga skema e pastrimit të parave të cilat dyshohet se e kishin preardhjen nga trafiku i drogës, vepër penale për të cilën ishte dënuar Eman Abule (shtetas belg), i cili rezulton të jetë “koka” e perandorisë me 50 mln euro pasuri që u sekuestruan sot nga Prokuroria e Tiranës.
Në skemën e pastrimit të parave, janë të përfshira edhe bashkëshortet e dy biznesmenëve, konkretisht Drilona Boçi dhe gruaja e Elman Abule, nën emrin e të cilave janë disa pasuri të sekuestruara.
Hetimet kanë zbuluar se janë Kristian Boçi, në bashkëpunim me Eman Abulen kishte krijuar kompani fiktive të cilat pavarësisht se nuk kryenin aktivitet financiar, kishin rritje të kapitalit. Janë zbuluar veprime fiktivie si për shembull: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i kompanive me kuota të përbashkëta midis Elman Abule dhe Kristian Boçit, apo midis Kristian Boçit dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por pa pasur një burim konkret të të ardhurave.
Kristian Boçi i cili përcaktohet edhe si "influencer" në instagram, është i njohur për jetën e tij luksoze të cilën e shfaq edhe me foto në rrjetet sociale, shoqërinë me njerëz të ndryshëm të showbizit, dikur me boksierin Florian Marku dhe reperin Noizy, si dhe me aktorin e humorit Bes Kallakun apo këngëtarë e artisë të ndryshëm.



Po ashtu, bashkëshortja e tij Drilona Boçi zotëron një nga atelietë më të njohura të veshjeve në Tiranë. Ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie si dhe është e diplomuar për drejtësi.
Zbardhet skema e pastrimit të parave, personazhi i njohur Kristian Boçi përfshiu edhe bashkëshorten e tij

Kristian Boçi, një person i njohur në rrjetet sociale për jetën tij luksoze dhe miqësinë me zyrtarë e njerëz të njohur të showbizit, rezulton të jetë i përfshirë në skemën e pastrimit të parave të cilat dyshohet se vinin nga trafiku i drogës në Belgjikë.
Boçi, bashkëpunonte me biznesmenin Elman Abule dhe 5 të tjerë, për të pastruar miliona euro të cilat vinin nga trafiku i drogës. Sot prokuroria e Tiranës sekuestroi 14 kompani, automjete, apartamente e prona të tjera që kapin vlerën e 50 milionë eurove.
E përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave, rezulton edhe Drilona Boçi bashkëshortja e biznesmenit, Kristian Boçi në emër të të cilës janë një sërë pasurish të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës.
Disa prej pasurive të sekuestruara në emër të Kristian Boçit:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro. Versus.al
“Perandori” për pastrimin e parave, prokuroria e Tiranës sekuestron 50 milionë euro pasuri! "Koka", i dënuar në Belgjikë për drogë
Tiranë- Prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar pasuri me vlerë 50 milionë euro të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës jashtë vendit. Mësohet se pasuritë në zotërim të Elman Abule, M. T., Kristian Boçi, Drilona Boçi, Eliverta Boçi, Vladimir Avrami, Ender Boçi, janë vendosur nën sekuestro preventive pasi janë hapur hetime për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’.
“Koka” e skemës së pastrimit të parave të fituara nga trafiku i drogës rezulton Elman Abule, i dënuar për drogë në Belgjikë. Ky i fundit në bashkëpunim me persona të tjerë, përfshirë edhe bashkëshorten, kishte ngritur një sërë kompanish të cilat edhe pse nuk kishin asnjë ndërveprim financiar, kishin rritur kapitalin e tyre.
Elman Abule i kishte lënë kompanitë nën administrimin e Kristian Boçi dhe Vladimri Avrami duke krijuar një “perandori” të pastrimit të parave.
Si funksiononte skema e pastrimit të parave
Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Abule nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të shtetasve Kristian Boçi apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale.
Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje – blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anullimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditësisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërivë me kuota të përbashkëta midis Elman Abule dhe Kristian Boçit apo midis K. B. dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektivë, blerja e heceve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.
Pasuritë e sekuestruara
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e shoqërisë “F.......” shpk:
- Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
- Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
- Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
- Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruar në emër të shtetasit Kristian Boçi, si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” tek pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abule dhe M. N., si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
- Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
- Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë. Versus.al







