Live Updates /

Gara për deputet/ Tre kryebashkiakë socialist japin dorëheqjen

*Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka dorëzuar ditën e sotme e sotme kërkesën për doreheqje *Motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se Malaj do të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. *Tërmet Pecci është kryebashkiaku i dytë socialist që jep dorëheqje nga posti *Vendimi i tij vjen pasi ai ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u kandiduar në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës. *Garës për tu bërë deputet në zgjedhjet e 11 majit i është bashkuar dhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo *Demo do të jetë kandidat në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Beratit

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
15 ORE ME PARE

Gara për deputet/ Jep dorëheqjen Ervin Demo, kryetar i bashkisë së Beratit

Gara për deputet/ Tre kryebashkiakë socialist japin dorëheqjen

Kryetari i bashkisë së Beratit dhe njëherazi drejtues i qarkut, Ervin Demo ka dhënë dorëheqje nga posti që ai mban.

Ky vendim vjen pasi Demo ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u kandiduar në listat e Partisë Socialiste për qarkune Beratit.

Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe kryebashkiakut të Tepelenes, Tërmet Peçi, Demo është kryebashkiaku i tretë socialist që jep dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit./Versus.al

16 ORE ME PARE

Kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit/ Pas Agron Malajt jep dorëheqjen kryebashkiaku i Tepelenës

Gara për deputet/ Tre kryebashkiakë socialist japin dorëheqjen

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga detyra e tij si kryetar bashkie.

Ky vendim vjen pasi Peçi ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u kandiduar në listat e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës.

Peçi është kryebashkiaku i dytë që dorëzohet brenda ditës së sotme, pasi edhe Agron Malaj, kryebashkiaku i Matit, ka bërë të njëjtin hap për t’u përfshirë në garën për një vend deputeti. Malaj do të kandidonë në qarkun e Dibrës.

Me dorëheqjen e Peçit, detyrat e kryebashkiakut do të kalojnë në duart e zëvendëskryetarit të bashkisë deri në zgjedhjen e një kryetari të ri./Versus.al

17 ORE ME PARE

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i PS-së, Agron Malaj (dokumenti)

Gara për deputet/ Tre kryebashkiakë socialist japin dorëheqjen
Agron Malaj

Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqje.

Malaj ka dorëzuar kërkesën ditën e sotme (11 mars), teksa nesër do të zhvillohet një mbledhje në Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.

Motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se Malaj do të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Detyrat pritet t’i kalojnë zv/kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e reja./Versus.al

Gara për deputet/ Tre kryebashkiakë socialist japin dorëheqjen

Poll