Çfarë do të gjeni në brendësi
*Nesër, në orën 10:00 të mëngjesit, Gjykata e Apelit e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të njoftojë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në arrest. *Veliaj ka kërkuar lirimin e tij nga burgu kundrejt një garancie pasurore *Kryebashkiaku i Tiranës ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, ndërsa burimet thonë se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgu
Seanca për Veliajn në Apel, gjyqtari do të shpallë vendimin nesër
Nesër, në orën 10:00 të mëngjesit, Gjykata e Apelit e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të njoftojë vendimin për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në arrest.
Veliaj ka kërkuar lirimin e tij nga burgu kundrejt një garancie pasurore, ndërsa prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani, kërkojnë që ai të vazhdojë të mbahet në masën e sigurisë "arrest me burg".
Gjatë seancës së fundit në GJKKO, ishin të pranishëm edhe dy persona të tjerë të lidhur me rastin: Enton Punavija dhe Albano Janku. Të dy janë nën masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje" nga Gjykata e Posaçme./Versus.al
Seanca në Apel, Erion Veliaj: Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja”
Kryebashkiaku Erion Veliaj po flet në seancën në Apelin e GJKKO ku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore.
SPAK ka dorëzuar prova të reja dhe në fjalën e tij, Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.
Veliaj: Keni sjellë “prova të reja”, kërkoj që kjo seancë të jetë e hapur për median. Sillni mediat që t’i deklaroj dhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. S'kam asnjë sekret në bisedat telefonike me familjarët e mi nga kabina e burgut
Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja” .Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Versus.al
Nis seanca në Apel, Veliaj e Eman Abule përballë prokurorëve të SPAK! Tre biznesmenë çojnë avokatët

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca ku shqyrtohet kërkesa e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për masë më të butë sigurie.
Në seancë janë të pranishëm si prokurorë të posaçëm, kreu i SPAK Altin Dumani dhe Ols Dado. Ndërsa nga ana e të arrestuarve, janë të pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj dhe biznesmeni tjetër Elman Abule.
Tre prej bznesmenëve të tjerë ndaj të cilëve është caktuar masë “detyrim paraqitje”, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi përfaqësohen nga avokatët e tyre.
Veliaj kërkoi lirimin nga qelia duke vendosur si garanci pasurore shumën prej 5 milionë lekësh. Ndërsa seanca u shty për ditën e sotme pasi SPAK paraqiti prova të reja kundrejt kryebashkiakut. Versus.al







