MAGAZINË /

''Nuk e paguan'', 'Onima' shkak për mungesën e Gjestit në muzikë, reperi: Isha në ankth

Shkruar nga Versus
''Nuk e paguan'', 'Onima' shkak për
Besart Kelmendi (Gjesti)

Sot gjykata e Prishtinës caktoi 1 muaj paraburgim për reperin Gjesti i cili akuzohet se shkoi me armë në zyrat e kompanisë ‘’Onima’’ për të kanosur drejtuesit e saj. Në seancën gjyqësore të mbajtur me dyer të mbyllura, reperi tha se kishte qenë në ankth dhe se i kërkonte falje kompanisë muzikore.

“Jam në ankth, kam vepruar në gjendje të afektit. I kërkoj falje gjykatës, prokurorit si dhe palës së dëmtuar”, ka deklaruar ai.

Avokati i Gjestit, Artan Qerkini kundërshtoi kërkesën e prokurorëve për të lënë në paraburgim Gjestin me argumentimin se fituesi i BBVIP ishte ndikuar nga situata e vështirë financiare. Më tej avokati shtoi se për shkak të prishjes së raporteve me produksionin, reperi nuk kishte patur aktivitete muzikore së fundmi.

Dyshohet se incidenti ka ndodhur për shkak të një borxhi të pashlyer. Dëshmitarët kanë rrëfyer se artisti ka hyrë në zyrat e kompanisë duke dëmtuar kompjuterë e xhama, ndërsa pas pak ai ka nxjerrë armën duke kërcënmuar stafin e produksionit “Onima”.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje pa leje të armës. Versus.al

Poll