Çfarë do të gjeni në brendësi
*Kryeministri Edi Rama vijojë dhe sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. *Në këto takime pritet të diskutohet për emrat e kandidatëve që Partia Socialiste do të propozojë në garën zgjedhore. *Takimi kokë më kokë mes Benet Becit, drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, dhe kryeministrit Edi Rama ka zgjatur rreth 40 minuta *Pas përfundimit të bisedës me Becin, Rama po zhvilloi një takim në vilën qeveritare nr. 30, kësaj here me Bledi Çuçin *Në qarkun e Vlorës, ndër emrat që përmenden si kandidatë të mundshëm janë, Bledi Çuçi, Pirro Vengu, Anila Denaj, Vullnet Sinaj, Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, Ardi Bidos *Në qarkun e Gjirokastrës, emrat që qarkullojnë si kandidatë janë, Mirela Kumbaro, Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës *Kryebashkiakë që kanë shprehur interes për t’u përfshirë në listat për deputetë : Ervin Demo, Juliana Mema, Agron Malaj. **Kreu i qeverisë Edi Rama ka përfunduar takimet me 13 drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe *Pas diskutimeve, emrat e propozuar do të shqyrtohen nga kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e tyre të 12 marsit, ku do të merren vendimet përfundimtare. *Sipas burimeve jozyrtare, Rama planifikon t’i japë prioritet grave dhe vajzave në listat e mbyllura, ndërsa në listat e hapura do të përfshihen kryesisht eksponentë të partisë me më shumë se dy mandate
Zgjedhjet e 11 majit , Rama përfundon takimet me 13 drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe
Në “Vilën 30”, këtë të dielë, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një seri takimesh me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e 11 Majit.
Takimet u zhvilluan gjatë gjithë ditës, duke filluar në mëngjes dhe duke vazhduar pasdite, ku Rama u takua me përfaqësues nga të gjitha qarqet e vendit.
Paraditen e sotme, Rama priti drejtuesit e qarqeve të Dibrës, Gjirokastrës, Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, duke diskutuar prioritetet dhe emrat e mundshëm për listat zgjedhore.
Pasdite, takimet vazhduan me drejtuesit e qarqeve të Kukësit, Tiranës, Beratit, Elbasanit dhe Fierit. Secili prej tyre solli propozimet e tyre për kandidatët më të përshtatshëm që do të përfaqësonin qarkun e tyre në Parlament.
Pas diskutimeve, emrat e propozuar do të shqyrtohen nga kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e tyre të 12 marsit, ku do të merren vendimet përfundimtare. Sidoqoftë, fjala e fundit i takon Edi Ramës, i cili do të vendosë se kush do të përfshihet në listat e mbyllura dhe kush në ato të hapura.
Sipas burimeve jozyrtare, Rama planifikon t’i japë prioritet grave dhe vajzave në listat e mbyllura, ndërsa në listat e hapura do të përfshihen kryesisht eksponentë të partisë me më shumë se dy mandate, duke i lënë ata të luftojnë për pozitat në Parlament. Përveç kësaj, katër kryebashkiakë aktualë pritet të jenë pjesë e listave zgjedhore: Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe Juliana Memaj, kryetarja e Bashkisë së Dimalit.
Ndërkohë, mediat kanë nisur të raportojnë edhe emrat e disa kandidatëve të mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e 2025-2029. Këto emra janë në qarkullim dhe pritet të konfirmohen në javët që vijnë, ndërsa Partia Socialiste përgatitet për një nga zgjedhjet më të rëndësishme të saj.
Emrat që përfliten jo-zyrtarisht se do jenë në listat e kandidatëve të PS:
Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Blendi Gonxhe
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Toni Gogu
Ermonela Felaj
Helena Kaçe
Xhemal Qefalia
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Zerina Bruci
Durrës
Luan Zaza
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Etleva Budini
Edmond Stojku
Fier
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Ceno Klosi
Arjan Faso
Antoneta Dhima
Kristo Papa
Hanit Bonati
Ami Kozeli
Shkodër
Majlinda Angoni
Xhejms Çela
Anila Gjyrezi
Onid Bejleri
Besmir Lesha
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Frrok Gjini
Korçë
Niko Peleshi
Ilir Topi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimi
Lezhë
Ulsi Manja
Admir Kadeli
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Marjeta Nela
Vlorë
Bledar Çuçi
Pirro Vëngu
Anila Denaj
Ardit Bido
Plator Nesturi
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj
Elbasan
Arbian Mazniku
Bora Muzhaqi
Evis Kushi
Taulant Balla
Ermira Urupi
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Saimir Hasalla
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda
Kukës
Eduard Shalsi
Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj
Berat
Ervin Demo
Klajdi Qama
Juliana Memaj
Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
Alda Zholi
Edjon Maliqi
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ndan pamjet nga takimet informale me kabinetin qeverisë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga retraite dyditor me kabinetin qeverisë ku sipas burimeve për Versus.al është diskutuar në lidhje me emrat e kandidatëve që Partia Socialiste do të propozojë në garën zgjedhore.
Këtë të diel kreu i qeveriSë nisi takimet konsultative kokë më kokë me të gjithë drejtuesit politik të 12 qarqeve.
Vendimi përfundimtar për listat pritet të merret më 12 mars, gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së.
Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama pritet të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Ai e ka bërë të qartë angazhimin e tij për të udhëhequr fushatën në kryeqytet, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj./Versus.al
Takimet "kokë më kokë" në Vilën Qeveritare/ Rama mbyll konsultimet me Benet Becin, vijon me Bledi Çuçin
Takimi kokë më kokë mes Benet Becit, drejtuesit politik të Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, dhe kryeministrit Edi Rama ka zgjatur rreth 40 minuta. Pas përfundimit të bisedës me Becin, Rama po zhvillon një tjetër takim në vilën qeveritare nr. 30, kësaj here me Bledi Çuçin, i cili mban postin e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së dhe është gjithashtu përgjegjës politik për qarkun e Vlorës.
Burime të brendshme bëjnë të ditur se përzgjedhja e kandidatëve për deputetë ende nuk është mbyllur dhe se është vetë kryeministri ai që do të vendosë përfundimisht, si për përfshirjen e tyre në lista, ashtu edhe për renditjen në lista të hapura ose të mbyllura.
Në qarkun e Vlorës, ndër emrat që përmenden si kandidatë të mundshëm janë:
• Bledi Çuçi, i cili pritet të jetë një nga emrat kryesorë në këtë qark;
• Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes, që këtë herë është angazhuar në fushatën e Vlorës dhe pritet të jetë pjesë e listës së mbyllur;
• Anila Denaj, ministre që mbulon zonën e Sarandës;
• Deputeti Vullnet Sinaj, i cili megjithëse kishte lënë të kuptohej më parë se nuk do të kandidonte sërish, mund të jetë përsëri në listë;
• Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës;
• Emri i Ardi Bidos përmendet gjithashtu si një kandidat i mundshëm.
Ndërkaq, në qarkun e Gjirokastrës, emrat që qarkullojnë si kandidatë janë:
• Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e këtij qarku;
• Tërmet Peçi, kryebashkiaku i Tepelenës. /Versus.al/
“Shqipëria s’plotëson kriteret për në BE”/ Rama reagon me pamjen e një bufi pas intervistës së Berishës për median greke
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale, pas intervistës të kreut të PD-së Sali Berisha për median greke, ku ky i fundit thoshte se Shqipëria nuk plotëson kushtet për të qenë në BE.
Rama në postim ka vendosur një buf, ashtu siç e ka quajtur së fundmi kryetarin demokrat.
Kujtojmë se në intervistën dhënë për një media greke, Berisha shprehej se Shqipëria nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së, pasi nuk plotëson kriteret.
“Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, tha për “Liberal”, Berisha.
Rama vijon “retreat” me socialistët për ditën e tretë/ Ja kryebashkiakët që duan të kandidojnë për deputetë
Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit. Në këto takime pritet të diskutohet për emrat e kandidatëve që Partia Socialiste do të propozojë në garën zgjedhore.
Sipas burimeve për Versus.al, Rama ka planifikuar të zhvillojë biseda individuale me secilin prej drejtuesve politikë, takime që do të mbahen në një nga vilat qeveritare në Tiranë. Vendimi përfundimtar për listat pritet të merret më 12 mars, gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së.
View this post on Instagram
Ndërkohë, dje më 8 mars, është mbajtur dita e dytë e një takimi informal mes Ramës, ministrave dhe drejtuesve politikë. Në këtë mbledhje fokusi kryesor ka qenë hartimi i programit qeverisës për periudhën e mbetur të mandatit të tretë.
Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama pritet të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Ai e ka bërë të qartë angazhimin e tij për të udhëhequr fushatën në kryeqytet, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjithashtu, raportohet se katër kryebashkiakë kanë shprehur interes për t’u përfshirë në listat për deputetë. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, kryebashkiaken e Dimalit, Juliana Mema, kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj.
Në listën e mbyllur të kandidatëve, Rama synon të japë përparësi grave dhe vajzave. Ndërsa në listën e hapur do të përfshihen kryesisht figura të Partisë Socialiste që kanë më shumë se dy mandate, duke i lënë ata të garojnë për një vend në Kuvend. /Versus.al/







