Live Updates /

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 245 mijë emigrantë do të votojnë, më i moshuari një 98 vjeçar! KQZ e papërgatitur për fletën e votimit

*Mbi 245 mijë emigrantë shqiptarë do të votojnë në zgjdhjet parlamentare të 11 majit. KQZ mbylli sot shqyrtimin e kërkesave të mbetura për regjistrim. Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje. *Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha në konferencë për media se shpërndarja e fletëve të votimit me postë për tek zgjedhësit e regjistruar në diasporë do të bëhet mes datave 8-11 prill. *Teksa dha detaje të ndryshme rreth regjistrimit të diasporës, Celibashi nënvizoi problemin e madhësisë së fletës së votimit në rast se të 25 partitë politike dërgojnë listat me kandidatët e tyre për deputetë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mbi 245 mijë emigrantë shqiptarë do të votojnë në zgjdhjet parlamentare të 11 majit. KQZ mbylli sot shqyrtimin e kërkesave të mbetura për regjistrim. Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje. *Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha në konferencë për media se shpërndarja e fletëve të votimit me postë për tek zgjedhësit e regjistruar në diasporë do të bëhet mes datave 8-11 prill. *Teksa dha detaje të ndryshme rreth regjistrimit të diasporës, Celibashi nënvizoi problemin e madhësisë së fletës së votimit në rast se të 25 partitë politike dërgojnë listat me kandidatët e tyre për deputetë.

4 Postime
4 DITE ME PARE

Si do të veprohet nëse Ilir Meta zgjidhet deputet? Ja si përgjigjet Ilir Celibashi

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 245 mijë emigrantë do të votojnë,
Ilirjan Celibashi

Kreu demokrat Sali Berisha është shprehur se  Ilir Meta i cili në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë do të jetë në listat e sigurta të koalicionit ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.’

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për shytp me gazetar foli dhe për këtë çështje duke u shprehur se në këtë moment nuk mund të jap një vendim.

Celibashi shotn më tej se ajo ccfarë Kushtetuta parashikon është fakti se që ccdo kandidat për deputet që shpallet fitues  e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues.

“Nuk mundet në këtë moment të jap një vendim për një çështje e cila mund të jetë potencioalisht objekt i shqyrtimit nga komisioneri madje edhe nga institucione të tjera.

Ajo çfarë Kushtetuta parashikon është fakti që çdo kandidat për deputet që shpallet fitues, e fiton mandatin që nga momenti që komisioni përkatës zgjedhor e konfirmon si të tillë, si kandidat fitues”, tha Celibashi./Versus.al

 

4 DITE ME PARE

KQZ pa zgjidhje për fletën "gjigande" të votimit, Celibashi: S'e dimë si t'ja bëjmë nëse 25 partitë sjellin kandidatë

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 245 mijë emigrantë do të votojnë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka gjetur një zgjidhje përsa i takon madhësisë së fletës së votimit që do të kenë para qytetarët më 11 maj.

Vetë kreu i institucionit, Ilirjan Celibashi tha para mediave se fleta është shumë e madhe dhe KQZ nuk është përgatitur për masat që duhen marrë nëse 25 partitë e regjistruara do sjellin të gjitha emra kandidatësh.

“Fleta siç e kemi prezantuar është shumë e madhe. Vështirësi për organizimin dhe menaxhimin. Nuk di të them si do t’ia bëjmë nëse të 25 subjektet ia dalin të sjellin kandidatë. Nuk jemi përgatitur për këtë skenar”, tha Celibashi.

Kostoja e votës së diasporës

Sipas Celibashit kostoja e votës së diasporës do të jetë rreth 7.5 milionë euro duke marrë parasysh edhe numrin e shtuar të emigrantëve të regjistruar duke qenë se më parë ishte përllogaritur që numri i të regjistruarve të ishte rreth 100 mijë.

Ndërsa sqaroi se nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit dhe nëse ndodh një gjë e tillë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, përbën një vepër penale.

Mbërritja e fletës së votimit tek emigrantët shqiptarë

Në konferëncë, kryekomisioneri theksoi se nëse çdo gjë shkon sipas planit, mes datave 8-11 prill do të përfundojë procesi i dërgimit të fletëve të votimit tek adresat e deklaruara nga emigrantët e regjistruar. Versus.al

4 DITE ME PARE

"Një person aplikoi 25 herë", kreu i KQZ për votën e diasporës: Më i moshuari, një 98 vjeçar i regjistruar

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 245 mijë emigrantë do të votojnë,

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një konferencë për media pas regjistrimit të mbi 245 mijë emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tha se KQZ nuk ka një zgjidhje konkrete dhe nuk është e përgatitur nëse të 25 subjektet politike dërgojnë kandidatë për në zgjedhje sepse fleta e votimit do dilte shumë e madhe.

Teksa foli për emigrantët shqiptarë të regjistruar për të votuar, Celibashi bëri me dije se shqiptari më i moshuar i regjistruar për të votuar është një 98 vjeçar në Gjermani.

“Shqiptari me moshë më të mëdha që është regjistruar onlinë është një shtetas shqiptar në moshën 98 vjeçare me banim në Gjermani. Ndërkohë një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi 25 herë”- tha Celibashi.

Sa i takon pyetjes nëse ka një shans të dytë për mbi 40 mijë persona të cilëve u është refuzuar aplikimi për regjistrim, Celibashi tha se nuk ka asnjë mundësi të tillë.

“Jo nuk mund të bëhet asgjë.  Pas datës 9, ka 48 orë kohë për saktësim adresave vetëm për ata që janë regjistruar.Në datën 9 mars shpallet lista paraprake. Nëse shikon pasaktësira lidhur me adresën, qytetari jashtë Shqipërisë mund të paraqesë kërkesë për të saktësuar adresën”- shtoi kreu i KQZ. Versus.al

4 DITE ME PARE

Vota e diasporës, KQZ përfundon shqyrtimin, mbi 245 mijë emigrantë do votojnë në zgjedhjet e 11 majit

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 245 mijë emigrantë do të votojnë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar kërkesat e mbetura për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit. Në përfundim, numri total i emigrantëve shqiptarë që do votojnë nga shtetet ku jetojnë, është 245.975 persona. 

Plot 48.180 personave u është refuzuar kërkesa për t'u regjistruar në këto zgjedhje si pasojë e mosplotësimit të përshtatshëm të të dhënave.

Pavarësisht kërkesës së dorëzuar nga PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit, KQZ e hodhi poshtë pasi PS pretendoi se afati i dhënë ka qenë më se i mjaftueshëm për regjistrimin e emigrantëve në këto zgjedhje. 

Numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë që do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit, e mban Italia me 148.178 emigrantë të regjistruar ose thënë ndryshe 40.6% e totalit të të regjistruarve. Më pas në vend të dytë renditet Greqia me 103.421 emigrantë që do të votojnë dhe Gjermania e treta me 36.546 emigrantë shqiptarë që do marrin pjesë në zgjedhje. 

Të regjistruarve, fleta e votimit do t'u mbërrijë me postë në adresën e dhënë prej tyre dhe shërbimi postar si ai i mbërritjes, si i dërgimit do të mbulohet nga shteti shqiptar. Diaspora shqiptare pritet të luajë një rol vendimtar në këto zgjedhje. Sipas ekspertëve, ndikimi votës së emigrantëve shqiptarë pritet të vendosë për rreth 20 mandate deputetësh në parlament. Votat e emigrantëve do të numërohen në bazë të qarkut ku kanë rezidencën në Shqipëri dhe tre vendet e para mbahen nga Tirana, Fieri dhe Elbasani. Versus.al

Poll