Live Updates /

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri! Berisha: Akt censure, protestë e fuqishme më 15 mars! Rama: U konsultuam me prindër dhe mësues!

*Këshilli i ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 12 muajt e ardhshëm. Ministrja Manastirliu tha se kjo bëhet me qëllim rishikimin e masave dhe vendosjen e filtrave që pengojnë gjuhën e dhunës. *Mbyllja e aksesit në rrjetin social do të mundësohet brenda një jave. *Për këtë vendim reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili e konsideroi si “akt censure” në prag të zgjedhjeve. Berisha thirri protestë të përgjithshme më 15 mars para kryeministrisë. *Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj. *Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Këshilli i ministrave miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok për 12 muajt e ardhshëm. Ministrja Manastirliu tha se kjo bëhet me qëllim rishikimin e masave dhe vendosjen e filtrave që pengojnë gjuhën e dhunës. *Mbyllja e aksesit në rrjetin social do të mundësohet brenda një jave. *Për këtë vendim reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili e konsideroi si “akt censure” në prag të zgjedhjeve. Berisha thirri protestë të përgjithshme më 15 mars para kryeministrisë. *Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj. *Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

3 Postime
5 DITE ME PARE

Mbyllja e TikTok-ut, Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri! Berisha: Akt censure, protestë e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri për 12 muaj.

Sipas Ramës, ky vendim është marrë pas një konsultimi të gjerë me 65 mijë prindër dhe mësues, si dhe pas ngritjes së kapaciteteve teknike të nevojshme.

Ai shtoi se qeveria është në dialog pozitiv me kompaninë TikTok, e cila pritet të vizitojë Shqipërinë për të prezantuar masa të reja sigurie për fëmijët, përfshirë përmbajtje në gjuhën shqipe, si dhe risi në shërbim të arsimit.

Postimi i plotë i kreut të qeverisë: 

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi./Versus.al

5 DITE ME PARE

Mbyllja e rrjetit social, Berisha thërret protestë: Të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri! Berisha: Akt censure, protestë e

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Duke e cilësuar këtë si një “akt censure”, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë për të çliruar platformën TikTok. Sipas Berishës ky vendim merret në kulmin e fushatës elektorale për të ndaluar shprehjen e lirë njëjtë si në vendet si Irani e Afganistani.

“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.

Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty”- tha Berisha.

Më tej ai ftoi edhe gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë në protestën e përgjithshme që do të mbahet para kryeministrisë më 15 mars.

“Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti.

Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

5 DITE ME PARE

Qeveria merr vendimin, mbyllet aplikacioni "TikTok" në Shqipëri

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri! Berisha: Akt censure, protestë e

Qeveria ka miratuar sot vendimin për mbylljen e përkohshme të aplikacionit “TikTok” në Shqipëri.

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu foli para gazetarëve dhe deklaroi se mbyllja do të jetë për 12 muajt e ardhshëm me qëllim që të rishikohet vendosja e filtrave për të ndaluar materialet e dhunshme e bullizuese që qarkullojnë mes fëmijëve dhe të rinjve.

“Kjo është mbyllje e përkohshme e aksesit në platformën TikTok. Do të thotë që i kemi dhënë vetes kohën e duhur për të marrë masat e nevojshme që aksesi në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë.  Me filtrat dhe instrumentat që ato do vendosen në mënyrë që kur të rishikohet masa e rihapjes së rrjetit, të jemi të qetë që lundrimi i fëmijëve në këto rrjete të jetë brenda kritereve të domosdoshme”- u shpreh Manastirliu.

Ndërprerja e aksesit në këtë aplikacion, do të realizohet brenda një jave nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike.

Ideja për mbylljen e rrjetit social “TikTok” u hodh për konsultim në publik nga vetë kryeministri Edi Rama pas ngjarjes tragjike të ndodhur në fund të tetorit në shkollën 9 vjeçare “Fan Noli” në Tiranë ku një 14 vjeçar u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas sherrit të nisur në rrjetet sociale.

Rama e konsideroi këtë aplikacion si të dëmshëm për fëmijët dhe nxitës të bullizmit dhe dhunës. Në përfundim të konsultimit, ai tha se edhe prindërit e kanë kërkuar një gjë të tillë për të bërë të mundur marrjen e masave për sigurinë e fëmijëve.

Nga ana tjetër, opozita e ka cilësuar këtë vendim të Ramës si “akt censure” për të ndaluar shpëndarjen e materialeve kundër qeverisë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Versus.al

Poll