AKTUALITET /

Zbardhet skema e pastrimit të parave, personazhi i njohur Kristian Boçi përfshiu edhe bashkëshorten e tij

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi, një personazh i njohur në rrjetet sociale, rezulton të jetë i përfshirë në skemën e pastrimit të parave të ngritur në bashkëpunim me Elman Abule, i dënuar në Belgjikë për trafik droge.

Shkruar nga B.V
Zbardhet skema e pastrimit të parave, personazhi i njohur Kristian
Kristjan Boçi

Kristian Boçi, një person i njohur në rrjetet sociale për jetën  tij luksoze dhe miqësinë me zyrtarë e njerëz të njohur të showbizit, rezulton të jetë i përfshirë në skemën e pastrimit të parave të cilat dyshohet se vinin nga trafiku i drogës në Belgjikë.

Boçi, bashkëpunonte me biznesmenin Elman Abule dhe 5 të tjerë, për të pastruar miliona euro të cilat vinin nga trafiku i drogës. Sot prokuroria e Tiranës sekuestroi 14 kompani, automjete, apartamente e prona të tjera që kapin vlerën e 50 milionë eurove.

E përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave, rezulton edhe Drilona Boçi bashkëshortja e biznesmenit, Kristian Boçi në emër të të cilës janë një sërë pasurish të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës.

Disa prej pasurive të sekuestruara në emër të Kristian Boçit:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;

- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;

- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;

- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;

- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2; 

- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;

- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe

- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro. Versus.al

Poll