AKTUALITET /

Zbulohen dhjetëra raste të përndjekjes së vajzave online në Tiranë/ Si i përndiqte 34-vjeçari nga burgu i Francës

Pas një sërë denoncimesh u zbulua se shtetasi Fabian Dodaj, 34 vjeç qëndronte pas përndjekjes së vajzave në rrjete sociale duke krijuar profile false dhe më pas duke i shantazhuar me publikimin e fotove të tyre

Shkruar nga M.H
Zbulohen dhjetëra raste të përndjekjes së vajzave online
Fabian Dodaj

Nga operacionet kundër krimeve kibernetike policia e Tiranës ka zbardhur plot 62 raste të përndjekjeve online.

Pas një sërë denoncimesh u zbulua se shtetasi Fabian Dodaj, 34 vjeç qëndronte pas përndjekjes së vajzave në rrjete sociale duke krijuar profile false dhe më pas duke i shantazhuar me publikimin e fotove të tyre.

Aktualisht ai po vuan dënimin në Francë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez.

Ndërkohë, ndaj tij rëndojnë veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Përndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

 “Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.

Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale”, -deklaroi sot kreu i policisë Tonin Vocaj./ Versus.al

Poll