AKTUALITET /

Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga poseduesit

Shkruar nga Versus

Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga

Të tjera municione serbe janë zbuluar sot në veri të Kosovës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në rrjetet sociale, sipas të cilit bëhet fjalë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

"Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë.

Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut.

Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori.

Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë".

Sveçla siguron se nuk do të ndalet “së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”.

Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga   Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga   Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga   Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, pranga  

Poll