AKTUALITET /

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e ambasadës së SHBA mbërrijnë në KLP

Të pranishëm do jenë përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare të cilët do të monitorojnë procesin.

Shkruar nga Versus
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, përfaqësuesit e
Momenti i mbërritjes së përfaqësuesve amerikanë

Përfaqësuesit e ambasadës së SHBA në Tiranë kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku në orën 09:00 nis procesi i zgjedhjes së kreut të ri të SPAK që do të ketë një mandat 3 vjeçar.

Në garë janë 4 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre para KLP-së, ndërsa mbledhja do të bëhet me dyer të hapura.

Të pranishëm në këtë proces do të jenë edhe përfaqësues të ambasadave britanike si dhe të Bashkimit Europian. Versus.al

Poll