Një zjarr ka rënë në kodrat e Orikumit. Flakët kanë përfshirë një zonë me shkurre, pranë së cilës ndodhet një banesë që rrezikohet.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por era e fortë favorizon përhapjen e tyre.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për djegien e shkurreve në zonë, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar banesën. Versus.al







